Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu po kalon momente fantastike te skuadra e tij nga Austria, Altach – gjatë sezonit të ri 2022/23.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës në katër xhiro ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist, duke konfirmuar formën e tij jetësore.
33-vjeçari ndeshjen më të mirë gjatë këtyre ditëve e zhvilloi kundër Austria Vienna, ku fal tij skuadra e Altach fitoi me përmbysje nga 0 me 2 në 3 me 2. Nuhiu në këtë ndeshje shënoi dy gola tejet të rëndësishëm, shkruan LIG Sport.
Për formën e tij të lartë mund të ketë edhe trajneri i ri, Miroslav Klose – i cili mori përsipër klubin në ndeshjet para-sezonale. Klose ka luajtur një impakt të lartë te Nuhiu, duke e ditur edhe përvojën që ka pasur dikur te Bayern Munich.
Kosovari në këto katër ndeshje, u shënoi nga një gol edhe skuadrave si: Wolfsberger dhe Hartberg.

