Edhe Polonia me Danimarkën vendosin të rifillojnë sezonin

Sporti është pezulluar për më shumë se gjashtë javë, por teksa kurba po rrafshohet në pjesën më të madhe të Evropës po bëhen plane për vazhdimin e sezonit.

Zhvillimet  e fundit vijnë nga Polonia, pasi presidenti i federatës së tij këtij vendi, ish futbollisti i Juventusit, Zibi Bonikek, dha një lajm të rëndësishëm.

“Protokolli ynë është pranuar nga qeveria”, ka deklaruar ai për Sky Sport Italia, përcjell lajmi.net.

“Ekipet mund të rifillojnë stërvitjet nga e hëna dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të startojmë më 27 dhe 28 maj me dy ndeshjet e Kupës, pastaj më 29 maj me ndeshjet e ligës. Natyrisht, të gjitha do të luhen pas dyerve të mbyllura”.

“Kemi edhe 10 xhiro për të luajtur dhe dëshirojmë të mbarojmë deri më 19 korrik. Duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, sepse nëse presim që të mos ketë fare raste, ne duhet të mbyllemi për dy vjet”.

“Ndërkohë, në Danimarkë protokolli i tyre gjithashtu është dorëzuar në qeveri, me shpresën për të rifilluar ndeshjet e ligës nga 29 maj.

Bundesliga është duke pritur që qeveria gjermane të bëjë gjithçka të qartë, pasi atyre u është dashur edhe një javë tjetër për të shqyrtuar situatën.

La Liga në anën tjetër mund të rifillojë stërvitjet nga 4 maj./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close