Dillian Whyte pritet të përballet me boskierin rus, Alexander Povetkin, në një duel ku pritej të kishte spektakël të madh.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë së paku nga tribunat, pasi Hearn ka thënë se dueli do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Megjithatë, boksierët do të kujdesën që barrën për spektaklin ta bartin vet, përbrenda ringut.
“Shumë njerëz mendojnë se është e vështirë për duelet e mëdha që të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura”, ka thënë Hearn, promotor i Whyte, transmeton lajmi.net.
“Whyte – Povetkin është një nga duelet që po planifikojmë ta zhvillojmë në pjesën e hershme të rikthimit të boksit. Do të zhvillohet pa tifozë”, ka shtuar britaniku.
Më herët, Dillian Whyte kishte kërkuar që dueli mes tij dhe Povetkin të zhvillohet në një parking veturash, por kjo është hedhur poshtë. /Lajmi.net/

