Dy teste pozitive për COVID-19 te M’Gladbach

Sipas informacioneve të Bild, njëri prej tyre është futbollist, teksa tjetri besohet të jetë një fizioterapist i klubit, përcjell lajmi.net.

Emrat e personave të testuar pozitiv nuk janë bërë të ditur, por se ata janë duke qëndruar në shtëpi, në karantinë.

Pjesa tjetër e skuadrës po vazhdon stërvitjet në kushte normale, duke u përgatitur për vazhdimin e sezonit.

Vlen të ceket se të Werder Bremen, i gjithë ekipi ka testuar negativ për COVID-19, për të dytën herë.

Bundesliga ka marrë dritën e gjelbër për rikthimin e sezonit, dhe e njëjta gjë mund të ndodh më 15 maj./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close