‘Dridhet’ Anfield për herë të dytë këtë sezon, Liverpool mposhtet nga Brighton

Liverpool ka dështuar të marrë pikët në sfidën ndaj Brightonit, duke humbur kështu me rezultat minimal 1-0. Steven Alzate shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 56-të, për t’i dhënë kështu Brightonit pikët e plota.

Edhe pse The Reds dominuan në anën e posedimit të topit, prapë se prapë në krijimin e rasteve dhe goditjeve në port Brighton ishte më mirë.

Me këtë fitore, Brighton largohet nga zona e kuqe për 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me 24 pikë.

Liverpool në anën tjetër, gjendet e katërta me 40 pikë./Lajmi.net/

https://twitter.com/btsportfootball/status/1357079921030479877?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1357079921030479877%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close