Douglas Costa: Nuk di se çfarë të bëj më në shtëpi

Douglas Costa, braziliani i cili luan me Juventus, duket se është ngopur me qëndrimin në shtëpi gjatë kësaj kohe.

Costa ka thënë se mezi pret që të rifillojë sezoni, pasi tashmë nuk di se çfarë të bëj në shtëpi, pas një kohe të gjatë në karantinë.

“Shpresoj që sezoni të rifillojë së shpejti, ndoshta pas një muaji”, ka thënë Costa.

“Unë po stërvitem çdo ditë, jam në shtëpi me familjen time dhe unë kaloj kohën me të dashurit e mi”, shtoi braziliani.

“Por, përbrenda shtëpisë sime, unë nuk di se çfarë të bëj më”, ishin fjalët e Costa.

Douglas Costa është kthyer në Brazil, pasi pandemia Covid 19 filloi të përhapej me shpejtësi të madhe edhe në Itali, duke suspenduar atje evenimentet sportive. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close