Dorëzohet edhe UFC, anulon dy evente të rëndësishme

Duke punuar pa u lodhur për ta zhvilluar UFC 249 me Tony Ferguson dhe Justin Gaethje, organizata po vazhdon të përshtatet gjatë pandemisë.

UFC Lincoln më 25 prill dhe UFC Oklahoma më 2 maj tani janë anuluar, transmeton lajmi.net.

Ajo që pritej të ishte një nga luftat më të mira të vitit në UFC 250 më 9 maj tani po planifikohet dhe UFC San Diego më 16 maj gjithashtu të zhvendoset.

Tifozëve do t’i kthehen paratë e biletave dhe do të njoftohet për orarin e ri. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close