Donovan Mitchell flet për përballjen e tij me koronavirus

Covid-19 ka afektuar edhe ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Dy lojtarë të Utah Jazz janë konfirmuar me këtë virus.

Rudy Gobert ishte lojtari i parë i prekur me këtë virus, e pastaj u infektua edhe Donovan Mitchell. Ky i fundit ka treguar se si po lufton me këtë virus, duke zbuluar disa vështirësi.

“Duhej kohë për mua që të qetësohesha nga kjo” ka thënë fillimisht Mitchell, transmeton lajmi.net.

“Po të mos ishte dija e publikur që unë jam sëmurë, ju nuk do ta dinit. Dhe, mendoj se kjo është pjesa më e frikshme e këtij virusi” ka shtuar tutje fundori amerikan.

Kjo nënkupton se lojtari nuk ka simptoma të qarta të këtij virusi, por, ai ka rezultuar pozitiv dhe vazhdon të jetë i izoluar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close