Për tifozët e vërtetë të Formula 1, ky sport gjithmonë identifikohet me Sennan, si shoferin më të mirë në histori, një njëri që thjesht donte vetëm të fitonte.

Janë të paktë ata njerëz të cilët flasin diçka të keqe për ish kampionin e Formula 1, i cili ishte një brazilian shumë i dashur në botë.
Ishte ora 14 e 17 minuta të dielën më 1 maj të 1994 kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesë e Tamburello në Imola për shkak të shtyllës së drejtimit të thyer, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të kampionit brazilian. Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që nga ajo pasdite e tmerrshme, e mbushur me dëshpërim.
Ai ishte vetëm 34 vjeç, kur makina e tij “Williams” e tij me një shpejtësi prej 309 km/h, doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me forcë në një mur betoni. Fitues i 41 garave në këtë sport, ai cilësohej si piloti më i mirë i brezit të tij dhe fansat në mbarë botën do të mbanin zi./Lajmi.net/

