Disa persona të arrestuar nga festa në rrugë, Lakers anulon paradën për titullin

Pavarësisht pandemisë Covid-19, mijëra persona kanë dalë në rrugët e Los Anxhelosit pak minuta pasi skuadra e Lakers fitoi titullin kampion në NBA (sezoni 2019-2020). Ky ishte titulli nr.17 i Lakers, titull që mungonte prej 10 vitesh.

Policia e Los Anxhelosit ka bërë me dije se ka ndaluar 76 persona. Ata kanë marrë pjesë në manifestime të paligjshme në mjedise publike, ndërkohë që ato janë të ndaluara si pasojë e masave që ka marrë qeveria prej koronavirus.

Për këtë arsye, klubi kalifornian ka bërë me dije sot se ka anuluar përkohësisht paradën e zakonshme me titull që bëhet në rrugët e qytetit. Kjo, për shkak të masave anti-Covid të marra.

“Mezi presim të festojmë titullin kampion në NBA me tifozët tanë. Pasi biseduam me Bashkinë dhe Guvernatorin, vendosëm që kjo festë e madhe me fansat tanë të shtyhet në një moment të dytë, kur situata të jetë më e mirë.

Kjo masë merret për sigurinë e të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, thuhet në komunikatën e Lakers.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close