Derbi i madh kroat apo përballja mes shqiptarëve mbyllet baraz

Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit, derbi i madh kroat, përfundoi pa fitues (1:1), në kuadër të javës së 14-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti, u paraqit titullar për Hajdukun, si dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, kapiteni Arian Ademi për Dinamon e Zagrebit.

Ndeshje me rivalitet të madh por që përfundoi pa fitues.

Për Hajdukun shënoi Livaja (27’) dhe për Dinamon realizoi Petkoviq (72′ nga penalltia).

Sahiti u zëvendësua në minutën e 59-të.

Dinamo kryeson me 35 pikë, ka tetë më shumë se Hajduku në pozitën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close