Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij në futboll, duke lënë gjithçka të hapur.

Anësori francez nuk ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Bayern, por ka shfaqur në anën tjetër një dëshirë që të qëndrojë në Bundesliga.
“Unë nuk e di se çfarë dua në pesë vite, kështu që gjithçka është e mundur”, ka thënë Coman, transmeton lajmi.net.
Sa i përket ambicieve të tij, ai është pëgjigjur: “Të jem në nivelet më të larta dhe të fitoj më shumë tituj. Bayern është një klub ku mund ta bëj këtë”.
Coman tashmë ka fituar plot 16 tituj në karrierën e tij, me skuadra si PSG, Juventus e Bayern Munich. /Lajmi.net/

