Sistemi play-off ende nuk është qartësuar se si do të jetë dhe cilat skuadra do të marrin pjesë, por nëse vendoset për atë një pikë-për-ndeshje, gjithçka është e qartë.

Pesë vendet e para mbeten të pandryshuar, sipas këtij sistemi – me Manchester United që merr vendin e katërt që të dërgon në Ligën e Kampionëve, nëse Man City e ka të ndaluar për shkeljet e pretenduara të Fair Play Financiar, përcjell lajmi.net.
Sheffield United, i cili ka luajtur një lojë më pak se Wolves, do të kalonte në vendin e gjashtë, me Arsenalin që kalon Spurs me të njëjtat kritere, dhe del në vendin e tetë.
Kjo do të nënkuptojë që Gunners të marrin vendin e fundit që të dërgon në Ligën e Evropës – dhe të hyjnë në fazën e dytë të raundit kualifikues – nëse ndalesa e City mbetet në fuqi. Ky rast mund të sjellë një sfidë ligjore nga Tottenham. /Lajmi.net/

