Premierliga ka prezantuar planin dhe protokolin për rikthimin në fushat e blerta, duke bërë që skuadrat të vihen në alarm.

Chelsea është një nga skuadrat që ka filluar të thërras lojtarët e saj, përfshirë emra si Pulisic, Willian e Emerson, transmeton lajmi.net.
Qeveria britanike do të paraqes planin për karantinimin 14 ditorë për njerëzit që kthehen nga jashtë vendit.
Kjo do të thotë se edhe lojtarët e Chelsea dhe të gjithë lojtarët e Premierligës që janë jashtë vendit, duhet të kalojnë edhe dy javë të tjera në vet-izolim, pasi të kthehen te skuadrat e tyre.
Skuadrat e Premierligës po synojnë që të kthehen në stërvitjet e plota më 18 maj, për të kompletuar sezonin deri në fund të korrikut. /Lajmi.net/

