Chelsea e gatshme të shesë yllin e skuadrës

‘Blutë’ janë të përgatitur të lejojnë largimin e francezit, nëse marrin një ofertë të përshtatshme këtë verë, përcjell lajmi.net.

Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin fitues të Kupës së Botës, kontrata e të cilit në ‘Stamford Bridge’ nuk do të skadojë deri në vitin 2023.

Me mesfushorin që ka arritur moshën 29 vjeçare, Chelsea nuk janë të sigurt nëse ai ka një të ardhme afatgjate në klub, dhe do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.

Kante te Chelsea është transferuar në vitin 2016 nga Leicester City./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close