Cellino: Sezoni i Brescia ka marrë fund

Mbrëmë, presidenti i Brescia ka rezultuar pozitiv në Covid-19, me lajmin që bëri bujë të madhe në mediet italiane.

Massimo Cellino, njeriu që udhëheq skuadrën e Brescia, ka qenë qysh moti kundër vazhdimit të sezonit, por ky qëndrim duket se është forcuar pas rezultimit me koronavirus.

Së fundmi, presidenti i Brescia ka dhënë përsëri disa komente, duke insistuar se sezoni për skuadrën e tij ka përfunduar.

“Luigi De Siervo më telefonoi dhe më pyeti nëse unë isha gati për të luajtur në teren neutral. I thash se nuk isha gati të luaja askund”, ka thënë Cellino, transmeton lajmi.net.

“Sezoni përfundon këtu, dhe ne jemi në dijeni se nuk mund të shkojmë përtej 30 qershorit. Dëgjoj bisedime për shtator ose tetor, është çmenduri”, ka shtuar presidenti i Brescia.

Nëse Brescia refuzon të kthehet në sezon, me shumë gjasë ndeshjet e saj do të regjistrohen me 3:0, gjë që do t’i qojë ata drejt Serie B. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close