Casillas me një propozim fantastik pas kalimit të pandemisë

E gjitha filloi kur Andres Iniesta iu përgjigj një video të Xavi të postuar në Twitter.

“Shikimi i lojës së Xavi ishte një kënaqësi”, ka shkruar Iniesta, përcjell lajmi.net.

”Edhe më shumë kënaqësi ta shohësh nga pesë metra larg”.

Iker Casillas më pas iu bashkua argëtimit dhe propozoi një El Clasico për bamirësi.

“Është qesharake, por unë luaja kundër jush disa herë, dhe natyrisht me ju”, u përgjigj në Twitter Casillas.

“Kur mbaron ky makth, ne duhet t’i marrim të gjitha legjendat nga vite më parë së bashku për një Clasico të cilësisë së mirë”.

“Një fond për njerëzit në nevojë”, shkroi ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close