Camavinga përgjigjet rreth spekulimeve për kalimin te Real Madrid

Real Madrid janë ndër skuadrat që lidhen ngushtë me transferimin e futbollistit të talentuar, i cili ndihmoi Rennes të përfundoi në vendin e tretë në Ligue 1, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Edhe pse po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, Camavinga është i përqendruar vetëm te Rennes.

“Sinqerisht, nuk përqendrohem shumë në këtë”, ka deklaruar Camavinga, në pyetjen rreth spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht, është mirë që klubet e mëdha që përmenden të jenë të interesuara për mua, por, unë nuk jam shumë i interesuar për këtë. Jam duke bërë mirë te Rennes”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodh më pas, unë do t’i lejoj prindërit dhe agjentët e mi të menaxhojnë këtë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close