Çairi humb duelin e parë nga ekipi izraelit

Hendbollistet e Çairit humbën ndeshjen në shtëpi ndaj Maccabi Arizimit (30-33) në kuadër të 1/16-finaleve të Ligës Evropiane të EHF-së.

Mysafirët nga Izraeli treguan se pse ishin favorite para kësaj ndeshje, ndërsa me lojë e dëshmuan me rezultatin e pjesës së parë, ku ishin më efikase. Mbrojtja e ekipit të trajnerit Latifi nuk funksionoi në nivelin e dëshiruar dhe pësoi tetëmbëdhjetë gola në tridhjetë minuta. Kjo nuk i dekurajoi vashat e reja nga Çairi, të cilat u shfaqën në dritë tjetër në vazhdimin e ndeshjes.

Ekipi i vashave nga Çairi, për një kohë të gjatë kishte paraqitje pozitive në pjesën e dytë. Megjithatë, nuk patën forcë të mjaftueshme për të luftuar për një përmbysje të plotë. Maccabi në mënyrë rutinore, në fund të ndeshjes, arriti të konfirmojë fitoren, e cila u mbyll me rezultat 30:33.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave është caktuar për gjashtë ditë (10 dhjetor) dhe do të luhet në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close