Broni Xhejms, sërisht në historinë e NBA me babanë e tij

Broni Xhejms shënoi pikët e para për Los Angeles Lejkers dhe hyri sërish në historinë e NBA me babanë e tij, LeBron Xhejms. Skuadra nga Kalifonia vizitoi Klivlendin dhe u mposhtën me rezultat 134:110, dhe Broni Xhejms kaloi pesë minutat e fundit të ndeshjes në fushë.

Kur hyri në lojë, ai mori një ovacion të madh nga e gjithë salla e Klivlendit, qyteti ku babai i tij, LeBron, la gjurmë të pashlyeshme. Ai shënoi dy pikë dhe kështu rishkruan historinë e NBA me babanë e tij.

Domethënë, pasi LeBron dhe ai u bënë baba dhe bir të parët që luajtën së bashku në një ndeshje të NBA-së, me pikët e Bron-it, familja Xhejms u bënë baba e bir më efektiv në historinë e NBA-së.

Gjegjësisht, të dy nga familja e Xhejmsit kanë shënuar 40,582 pikë së bashku. LeBron, duke përfshirë 26-të pikët e fundit, ka shënuar 40,580 dhe Broni deri tani ka vetëm dy pikë.

Ata ndiqen nga familja “Brajant” me 38,895 pikë (Kobi Brajant me 33,643 pikë dhe Xho 5,252 pikë), dhe familja Kerri me 36,338 pikë (Stefon me 23,723 pikë dhe Dell 12,670 pikë).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close