Armando Broja shfaqet më krenar se kurrë për origjinën e tij shqiptare teksa nga konferenca e Chelsea-t, thekson se Shqipëria është vend i mrekullueshëm. Sulmuesi i “Bluve të Londrës” shton se është shumë i lumtur që ka mundësinë të luaj me kombëtaren e Shqipërisë ndërsa shprehet për të është një nder i madh të përfaqësoj ngjyrat kuqezi.

“Unë kam qenë gjithmonë krenar për faktin që vij nga Shqipëria, prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe ai është vendi i orogjinës.
E dashuroj faktin që vij nga ai vend dhe më pëlqen shumë që luaj me kombëtaren e Shqipërisë, është një nder i madh për mua. Jam krenar që jam nga Shqipëria, është një vend i mrekullueshëm”, u shpreh Broja.

