“BOMBË”, Ish-kapiteni i Fenerbahçes firmos me Gostivarin

KF Gostivari do të bëj një transferim të madh në radhët e tyre. Skuadra që sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit vendor, ka arritur marrëveshje me njërin nga futbollistët e njohur turk. Bëhet fjal për Alper Potuk, i cili ka 32 vjeç dhe që pas vetes ka një karrierë të madhe, duke luajtur për klube të njohura në Turqi.

Potuk është një legjendë e Fenerbahçes dhe numëron mbi 200 ndeshje me klubin nga Stambolli, ku ka qenë edhe kapiten i kësaj skuadre. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Eskishehirsporin, Rizesporin dhe Ankaragucun.

Alper Potuk është njër përforcim i madh për Gostivarin, ndërsa pritet shumë shpejt të zyrtarizohet te klubi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close