Besa e Dobërdollit dhe Shkëndija me një ndeshje të bukur në Gostivar hapën sezonin e ri në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë tetovarë fituan 3:1 takimin, derisa Besa pikët e para do t’i kërkojë në vazhdim të sezonit. Për ekipin nga Dobërdolli ky ishte debutim në kategorinë e më të mirëve dhe kjo ndeshje historike nuk mund të ndodhte më mirë se sa përballë Shkëndijës, duke ditur famën që kuqezinjtë gëzojnë në vendin tonë e më gjërë.


Pavarësisht humbjes, për Besën dhe Dobërdollin ky ishte moment historik pasi edhe zyrtarisht nisën garat në shoqërinë elitare. Pronarët e klubit haxhi Muhamed Tairi me të birin Zejdin në këtë ditë të veçantë ishin në shoqëri të boksierit të shquar Benjamin Imeri. I sponsorizuar nga GLOBAL IMMOBIELEN me të njejtët pronar, boksieri Imeri sot qëndroi në zonën VIP të stadiumit të Gostivarit dhe gjatë ndeshjes janë parë duke diskutuar me pronarët e klubit. Duket qartë se sporti është futur thellë në familjen Tairi pasi përveç futbollit ata sponsorizojnë edhe në boks e ku Benjamin Imeri i përgjigjet mbështetjes me fitore të njëpasnjëshme në boksin profesionist. Familja Tairi rregullisht shihet në duelet e boksierit Benjamin Imeri, e ky i fundit sot u’a ktheu “borxhin” duke ardhur të ndjek ndeshjen e futbollit.


