Sulmuesi anësor Arbër Hoxha ka realizuar gol për Dinamo Zagrebin në përballjen ndaj Osijekut, ndeshje e javës së dytë në elitën e futbollit kroat.
Hoxha shënoi për 1-1 në minutën e 21-të, pasi pranoi një top afër zonës dhe arriti të shënoj nga afër.
Ky ishte goli i dytë i Hoxhës në dy ndeshjet e para të Superligës së Kroacisë.
Dinamo Zagrebi fitoi si mysafir ndaj Osijekut me rezultat 2-1, pasi Stefan Ristovski arriti të shënojë gol në fund.
Hoxha po del të jetë nga lojtarët kryesor të Dinamo Zagrebit në këtë edicion, ndërsa minuta në përballjen e sotme kishte edhe për Arijan Ademin te Dinamo dhe Kemajl Ademin te Osjeku./Telegrafi/