Liga belge të enjten vendosi të përfundoi kampionatin me 29 xhiro të zhvilluara, duke i dhënë titullin e kampionit Club Brugge, duke konsideruar se më nuk ka mbetur vend për futboll pas përhapjes së madhe të COVID-19.

Ky vendim i belgëve erdhi një ditë pasi UEFA mbajti një video-konferencë, ku u shtynë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe ndeshjet e kombëtareve, për t’i dhënë përparësi përfundimit të kampionateve, të cilat mund të zgjasin deri në muajin gusht.
Kjo ka bërë që UEFA t’u nis nga një letër shteteve anëtare për të qetësuar ujërat, duke u kërkuar që të mos nxitojnë me shembullin belg.
UEFA përmes asaj letre ka provuar të qetësojë klubet, duke i siguruar se sezoni do të përfundojë.
Kujtojmë se shembullin e Holandës shumë shpejtë mund ta ndjek edhe Holanda, ku klubet kryesore po kërkojnë po ashtu përfundimin e kampionatit./Lajmi.net/

