Belgjika ia vazhdon kontratën Martinezit edhe për dy vite

Mediet në Belgjikë raportojnë se drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë arritur marrëveshje me Martinez, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022, përcjell lajmi.net.

Kontrata e Martinez me Belgjikën skadonte pas EURO 2020, kampionat i cili është shtyrë për vitin 2021.

Me kontratën e re, Martinez do të drejtojë Belgjikën deri pas përfundimit të Kupës së Botës së vitit 2022.

Për ty zyrtarizuar kjo marrëveshje, kanë mbetur vetëm detajet e fundit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close