Kampionati i futbolli në Belgjikë, do të kthehet në pikën ku ka qenë para këtij vendimi, duke i qëndruar i pezulluar si të gjithë kampionatet tjera në Evropë.

UEFA ka kundërshtuar ashpër vendimet e parakohshme për përfundimet e kampionateve, duke kërcënuar federatat se klubeve të tyre do t’u ndalohet pjesëmarrja në Evropë, nëse sezoni nuk mbyllet në fushë.
Qeveria e Belgjikës do të nxjerrë vendime të reja rreth ngjarjeve në ambient të hapur, ku edhe do të jetë më e qartë nëse kampionati i futbollit do të mund të vazhdojë.
Përndryshe, në Evropë vazhdojnë të mbesin të pezulluara kampionatet, me Bundesligën që synon të rikthehet më 9 maj./Lajmi.net/

