Bashkimi mundet nga Rabotniçki në Kumanovë

Skuadra e Bashkimit ështëm mundur nga Rabotniçki me rezultatin 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Suhejl Muharemi zhbllokoi shifrat në Kumanovë, duke realizuar për 0:1 në të mirë të Rabotniçkit, ndërsa Talakov shënoi golin e dytë për ekipin nga kryeqyteti. Për Bashkimin golin e vetmë e realizoi Avornijo.

Ndërkohë në duelin tjetër të ditës, Sileksi është ndalur me barazim pa gola në shtëpi nga Pelisteri.

Këto dy ndeshje ishin të fundit për xhiron e 23-të, përderisa Liga e Parë vazhdon në fundjavë me xhiron e 24-t në program, ku ndeshjet e para janë paraparë të luhen me 20 mars./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close