Bardhi dhe Hasani festojnë titullin e kampionit me Ferizajin në Kosovë

Skuadra e Ferizajit sezonin e ri do të luajë në mesin e më të mirëve të futbollit kosovar. Pas triumfit të sotëm ndaj Kikës së Hogoshtit me rezultat 2:1 në xhiron e parafundit të Ligës së Parë të Kosovës në Grupin B, futbollistët e Ferizajit festuan titullin e kampionit me tifozët e tyre.

Pjesë e ekipit të Ferizajit janë edhe dy futbollistët shkupjan, Behar Bardhi dhe Sunaj Hasan, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë këtij sezoni për rikthimin e skuadrës në elitë.  

Ferizaj feston rikthimin në elitën e futbollit, Vitia largohet nga liga

Aktualisht, Ferizaj kryeson me 59 pikë, ndërsa ndjeket nga Vushtrria me 46 pikë, Fushë Kosova me 41 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close