Ylli brazilian po kalon një tjetër sezon dëshpërues, duke mos bindur drejtuesit e Bayern Munich, ku po luan si i huazuar.

Rikthimi në ‘Camp Nou’ këtë verë duket i sigurt, por jo edhe e ardhmja e tij.
Mundo Deportivo raporton se Coutinho do të rikthehet te Barcelona, dhe vetëm një ofertë prej 100 milionë euro, do të mundësonte largimin e tij, përcjell lajmi.net.
Coutinho ditëve të fundit është lidhur shumë me një transferim në Premierligë, ku kërkohej nga Chelsea, Everton dhe Newcastle United.
Këta të fundit, nëse bëhen me pronarin e ri miliarder, nuk do ta kishin problem transferimin prej 100 milionë euro të brazilianit, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Liverpoolit dhe Interit./Lajmi.net/

