Sulmuesi italian ka bërë një zgjedhje interesante në formacionin më të mirë të tij.

Në portë ka përfshirë ish portierin Interit, Julio Cesar, ndërsa krahun e majtë ia ka besuar Maxwellit.
Në mesfushë është Yaya Toure me Andrea Pirlon, dhe në sulm Antonio Cassano me Ronaldon brazilian.
Çuditërisht, në formacionin e tij nuk ka vend për Cristiano Ronaldon.
Formacioni i Balotellit: Julio Cesar; Maicon, F. Cannavaro, Nesta, Maxwell; Gerrard, Pirlo, Yaya Toure; Cassano, Messi, Ronaldo Nazario./Lajmi.net/

