Ballkani në Kazakistan për ”hakmarrje” ndaj Astanës!

Ballkani udhëton drejt Kazakistanin aty ku për llogari të Grupit C në Conference League, do të sfidojë vendasit e Astanës. Këta të fundit i mposhtën suharekasit në Fadil Vokrri, e tashmë të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të kërkojnë t’i kthejnë “reston”, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Nga kjo sfidë do të varet shumë edhe fati i kualifikimit për Kampionët e Kosovës që aktualisht renditen të fundit në Grupin C me tre pikë. Nga ana tjetër, tre pikë ka edhe Astana ndërsa pjesë e grupit janë edhe Dinamo Zagreb me po tre pikë ndërsa kryeson Plzen me nëntë pikë që është e vetmja skuadër që ka siguri përsa i takon kualifikimit.

Situata në Grupin C, ku bën pjesë Ballkani:

Për Ballkanin pritet të jetë një ndeshje e komplikuar ashtu siç e paralajmëroi edhe trajneri Daja në konferencë për shtyp. Tifozët dhe moti vendas do të jenë kundër Ballkanit në këtë sfidë, megjithatë ekipi nga Suhareka na ka mësuar me paraqitje dinjitoze në Europë dhe besimi është i madh se Kampionët e Kosovës mund t’ia dalin sërish për të gëzuar të gjithë publikun shqiptar.

Sfida mes Astanës dhe Ballkanit është programuar të nisë në orën 16:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close