Atletico i ‘prishë’ punë Arsenalit, i ofron kontratë të re mesfushorit

26-vjeçari ka qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Diego Simeone në kohët e fundit, dhe ai ka shkëlqyer përsëri këtë sezon, duke bërë përshtypje si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ganezi ka edhe tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij të tanishme te Atletico, thuhet se përfshin një klauzolë lirimi prej vetëm 43.5 milionë funte që mund të aktivizohej këtë verë nga palët e interesuara, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Topçinjve Mikel Arteta dihet se dëshiron të shtojë një mesfushor të ri te skuadra e tij, dhe e sheh Parteyin si llojin e kalibrit të lojtarit që ai do të dëshironte ta blente.

Por sipas The Guardian, Atletico po përgatitet t’i ofrojë lojtarit një kontratë të re e cila do të dyfishonte pagën e tij aktuale prej 65 mijë funte në javë në 130 mijë funte në javë dhe do të rritë klauzolën e tij të lirimit në 100 milionë funte. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close