Arsenali pritet që të jenë një prej skuadrave aktive në merkato, me synimin që të përforcohen sa më shumë për sezonin e ri.

Londinezët do të jenë për ‘treg’ edhe në Francë. Në Britani tashmë raportohet se Arsenal kanë kontaktuar me skuadrën e Reims, skuadër me të cilën luan Arbër Zeneli.
‘Goal’ mëson se Arsenal janë të interesuar për shërbimet e Axel Disasi.
‘Gunners’ janë gati që të paguajnë rreth 13 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Mbrojtja ka qenë një nga pikat më të dobëta viteve të fundit tek Arsenal dhe Mikel Arteta synon që ta përmirësojë pikërisht këtë repart.

