Ansu Fati do të luajë me Barcelonën B

17-vjeçari përfitoi nga një mori lëndimesh në pozicionet sulmuese për të lënë përshtypje në fillimin e sezonit dhe që prej asaj kohe ka arritur të qëndrojë në skuadrën e parë.

Ideja ishte që, pasi skuadra e parë e Barcelonës të kishte luajtur të gjitha ndeshjet e tyre këtë sezon, ai do të kthehej në ekipin B për t’i ndihmuar ata në fazën play off të Segunda Division B, përcjell lajmi.net.

Kriza e koronavirusit ka nënkuptuar një ndryshim të planit për tërë sezonin e futbollit, por ky propozim për Ansu Fati për të luajtur në play-off të nivelit të tretë ende mbetet.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka hartuar plane për të anashkaluar ndeshjet e mbetura të ligave të ulëta të Spanjës dhe të shkojë direkt në play-off për të vendosur promovimin.

Barcelona B aktualisht është në vendin e dytë në Segunda B, një pikë pas liderëve Castellon, dhe ata do të merrnin pjesë në këtë play-off.

Kur këto ndeshje do të luhen, trajneri i ekipit B, Francisco Javier Garcia Pimienta do të jetë në gjendje të zgjedh Ansu Fati për të provuar të sigurojë ngjitjen në Segunda Division. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close