Carlo Ancelotti kthehet në legjendë. Me fitoren 3-1 ndaj Manchester City-t, trajneri i Real Madrid është tekniku i parë që arrin 5 finale të Champions League. Për teknikun italian, 3 finalet e para ishin me Milanin në vitet 2003, 2005 dhe 2007, duke fituar 2 të tilla.

Finalja e katërt ishte ajo me Realin në vitin 2014, ndërsa tani do të diskutojë përballë Klopp-it finalen e 5-të në pankinë.Pikërisht Klopp është ai që e ndjek me 4 finale, ashtu si Munjoz, Lippi dhe Ferguson. Pak ditë më parë, Ancelotti u bë trajneri i parë që fitonte kampionatin në të 5 ligat kryesore europiane.

