Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit Italian, Serie A.

Të udhëhequr nga Antonio Konte, Napoli ka mposhtur Leçen me rezultat minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin të vetëm në Serie A. Një nga më të mirët në këtë sfidë ka qenë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Prishtinasi shkëlqeu në qendër të mbrojtjes së Napolit.

Ai u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A. Përveç Rrahmani në mbrojtje janë edhe Di Lorenzo i Napolit, Mario Kempf i Komo-s dhe Nuno Tavares i Lacios.

Në mesfushë janë: Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Eduardo Bove dhe Kyriakopoulos, derisa në sulm i vetëm është Mario Retegui.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close