Aliti po bën hapin e madh, po kërkohet nga gjiganti turk

Pjesë e këtyre planeve është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.

Mediet turke raportojnë se 26 vjeçari që paraqitet në radhët e Kalmar, është në listën e ngushtë të dëshirave të Besiktas.

Aliti është pjesë e Kalmarit që nga viti 2019, dhe në 29 paraqitje ka shënuar tri gola. Ai gjithashtu ka edhe 20 paraqitje për Kosovën.

Vlera e Alitit në Transfermarkt ka qenë 700 mijë euro, por me krizën e koronavirus ka rënë në 500 mijë euro.

Ai gjatë karrierës së tij, ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut në Shqipëri, Slaven Belupu, Luzern dhe Sheriff Tiraspol./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close