Sancho, 20 vjeçar, është lidhur shumë me një rikthim në Premierligë, ku kërkohej nga Manchester United.

Por, tani shoku i kombëtares, Alexander-Arnold, do të ishte i lumtur nëse Sancho i bashkohet Liverpoolit, ku do ta bënte edhe më të mirë këtë skuadër.
“Nëse ai vjen te ne, do ta bënte ekipin tonë edhe më të mirë” ka deklaruar Alexander-Arnold, përcjell lajmi.net.
“Kështu, do të isha më shumë se i lumtur nëse do të vinte sepse kam luajtur me të te Anglia dhe ai është një talent i veçantë, i veçantë, i veçantë”.
Sancho po gëzonte një sezon të pabesueshëm te Borussia Dortmund para pezullimit të futbollit shkaku i COVID-19./Lajmi.net/

