Aguero thotë se ka vetëm një mundësi që Messi të largohet nga Barca

E ardhmja e Barcelonës ka qenë temë e madhe diskutimi muajt e fundit, sidomos pas zënkës publike që pati me drejtorin sportiv Eric Abidal, para se sezoni 2019/2020 të pezullohej.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por ka gjithashtu një klauzolë që ia lejon largimin në çdo fund sezon.

“Leo është një lojtar që tashmë është një simbol i Barcelonës, por në futboll gjërat ndodhin”, ka deklaruar Aguero, përcjell lajmi.net.

“Shumë lojtarë kanë ndryshuar për Leon dhe ai ka ndryshuar te Barcelona. Ai e do klubin, ai identifikohet me Barcelonën, ndjehet rehat dhe i lumtur”.

“Pavarësisht se gjërat ndodhin, ai do të vazhdojë. Nëse nuk ndodh diçka katastrofike”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close