Aguero hedh dyshime mbi rifillimin e Premierligës: Lojtarët kanë frikë për familjet e tyre

Sot, Premierliga ka zbuluar edhe protokolin për planin e rikthimit në fushat e blerta, por duket se jo gjithçka është qartësuar.

Anëtari i Manchester City, Sergio Aguero, ka folur së fundmi lidhur me rikthimin e mundshëm në fushat e blerta, duke thënë se lojtarët janë të frikësuar ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shumica e lojtarëve janë të frikësuar sepse ata kanë familje, kanë fëmijë, bebe dhe prindër”, ka thënë Aguero, transmeton lajmi.net. “Kur të kthehemi, imagjinoj se do të kemi kujdes dhe sapo dikush të ndihet i sëmurë, do të mendojmë ‘çfarë po ndodh këtu’? Shpresjo se do të ketë një vaksinë”, ka thënë tutje argjentinasi.

“Më frikëson, por unë jamë këtu vetëm me të dashurën. Nuk kam pasur kontakt me të tjerë”, ka shtuar ndër të tjerash Sergio Aguero.

Aguero është një nga yjet kryesor të Premierligës dhe sigurisht se fjalët e tij mund të kenë ndikim të madh. Por, argjentinasi nuk është i vetmi që shprehet i frikësuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close