Adebayor: Jam shumë i qartë, nuk e kam ndërmend të dhuroj asgjë

Këto ditë, shumë njerëz janë bërë bashkë duke dhuruar donacione, pa mbetur anash edhe futbollistët, që i janë bashkuar këtij solidariteti.

Sidoqoftë, ka figura të njohur që kanë befasuar me deklaratat e tyre të diskutueshme, dhe në mesin e tyre është edhe sulmuesi nga Togo, Emmanuel Adebayor.

Ish futbollisti i Real Madrid i cili aktualisht luan në Paraguai, nuk e ka ndjekur shembullin e bashkëvendësve të tij afrikanë si Dideri Drogba dhe Samuel Eto’o, duke treguar një qëndrim të turpshëm në lidhje me koronavirusin.

“Për ato që ju thatë, unë nuk do të dhuroj, le të jemi të qartë, nuk do të dhuroj. Është shumë e thjeshtë. Unë bëj çfarë dua dhe ha çfarë dua”, ka deklaruar Adebayor.

Adebayor aktualisht po qëndron në Lome, në vendin e tij në Togo, dhe pas udhëtimit nga Paraguai, është akuzuar se ka sjellë koronavirusin në këtë vend.

Këto deklaratë, kanë bërë që ai të refuzoi të dhuroi donacione./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close