UEFA do të zhvillojë nesër video-konferencë dhe temë kyçe do të jetë përfundimi i kampionateve kombëtare, të cilat mbesin të pezulluara që nga mesi i muajit mars.

Një pikë e rëndësishme, do të jetë edhe ajo nëse VAR do të zbatohet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Raportohet se VAR mund të largohet nga përdorimi së paku deri në fund të këtij sezon.
Arsyeja e pezullimit të VAR në këtë fazë vendimtare, është afërsia që mund të kenë gjyqtarët në dhomën e VAR, ku nuk do të mund të respektonin distancën shoqërore, që është një nga masat kryesore të protokollit të sigurisë për rifillimin e kampionateve.

