Zbulohet lista e 10 lojtarëve të ri të nominuar për çmimin e më të mirit të vitit 2021

Pesë lojtarët e parë të nominuar janë: Mason Greenwood, Bukayo Saka, Pedri, Jérémy Doku dhe Ryan Gravenberch. 

Pesëshen tjetër e mbyllin: Jamal Musiala, Florian Wirtz, Jude Bellingham, Giovanni Reyna dhe Nuno Mendes.

Trofeu Kopa është një çmim shoqate i futbollit që i jepet lojtarit me performancën më të mirë nën moshën 21, i cili organizohet nga France Football.

Çmimi mban emrin e ish-futbollistit francez Raymond Kopa dhe fituesi zgjidhet nga ish-fituesit e Topit të Artë.

Ndryshe nga çmimi ‘Golden Boy’, Trofeu Kopa është gjithashtu i hapur për ata që luajnë jashtë Evropës.

Fituesi i parë i këtij çmimi ishte Kylian Mbappe i cili arriti ta fitonte në vitin 2018, gjersa një vit më pas e fitoi mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, kurse në vitin 2020 nuk u mbajt ceremonia për shkak të pandemisë. /Lajmi.net

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close