Reagimi i legjendës Shearer pas lajmit që Newcastle u ble zyrtarisht nga sheikët

Newcastle United është nën pronësi të re, me një marrëveshje prej 300 milion £ (408 milion dollarë) të udhëhequr nga një konsorcium saudit, pasi mandati 14-vjeçar i Mike Ashley në St James ‘Park po përfundon.

Këtij lajmi i është gëzuar legjenda e këtij klubi, Alan Shearer i cili njëherit është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Premier Ligës.

Ai në ‘Twitter’ ka shkruar: “Poooo. Mund të guxojmë të shpresojmë përsëri!”

Shearer shënoi 148 gola me ‘macet e zeza’ në periudhën e tij 10-vjeçare me klubin, mes viteve 1996-2006. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close