UEFA publikon gjyqtarët, Di Bellos i besohet drejtimi i ndeshjes Suedi – Kosovë

“Dardanët” pas rezultateve pozitive në shtator, do kërkojnë ‘hakmarrjen’ për ndeshjen e parë, që Suedia fitoi me rezultat 0 – 3 në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

UEFA ka publikuar arbitrit, ku Marco di Bello do jetë gjyqtari kryesorë pranë asistentëve si Daniele Bindon dhe Alberto Tegoni.

Gjyqtari i katërt do jetë Rosario Abisso, derisa për VAR-in do kujdesen Paolo Valeri me asistentin Alessandro Costanzo.

Kujtojmë, se përballja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet pas dy ditëve me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close