A do të mund ta mposhte Joshua në kohën e tij të artë? Përgjigje epike e Mike Tyson

Tyson ka komentuar mbi një duel ‘imagjinar’ mes vetes së tij të dikurshëm dhe Joshuas së tanishëm.

Amerikani insiston se nuk e di se kush do të fitonte një duel të tillë hipotetik, mes tij dhe Joshua.

“Hej, unë e pëlqej atë. E dini çfarë është ai? Është një frymëmarrje e ajrti të pastër”, ka thënë Tyson për Joshua.

“Është i pastër, luftëtar i pastër, goditës i mirë. Vetëm duhet t’i dëshirosh të gjitha të mirat”, ka shtuar amerikani.

Por, tutje, ai nuk mund të mos jepte disa indikacione vetbesimi rreth një dueli hipotetitk.

“Nuk e di. Egoja ime thotë ‘askush nuk mund të të mposht’. Por, ti e shikon atë dhe thua….. (pauzoi Tyson para se të shtonte) është shumë i bukur”, ishin fjalët që nxitën të qeshura.

Joshua aktualisht synon një përballje me Tyson Fury, me shpresën për të unifikuar titujt e kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close