Neymar: Karantina më ka dhënë ankth

Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka thënë se situata është duke u përkeqësuar dhe koha e tij në mbyllje e ka bërë atë me ankth.

Lojtari aktualisht po qëndron në Brazil, ku edhe po stërvitet lehtë për të mbajtur në formë veten e tij. Megjithatë, fakti se ai nuk e di se kur do të kthehet në Paris, po i bën keq atij.

“Mosdija se kur do të kthehem më jep ankth”, ka thënë Neymar.

“Më mungon loja, gara, të jem në ambientet e klubit me shokët e skuadrës së PSG”, ka shtuar braziliani.

“Vërtetë më mungon futbolli. Jam i sigurt se edhe tifozët duan t’i shohin të gjithë në fushë, sa më shpejtë të jetë e mundur. Shpresoj që vendimi të meret sa më parë”, ishin fjalët e Neymar.

Neymar ka kaluar kohën e karantinës në vendlindjen e tij, në Brazil.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close