Napoli futet në garë për Kumbullan

Napoli është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për ti fituar shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Paraqitjet e mira të 20 vjeçarit me fanellën e Veronës në Seria A, kanë bërë që interes të shfaqin klube të ndryshme si Interi dhe Lajpcingu. Zikaltërit kanë qenë më konkret, duke i ofruar Veronës 22 milionë euro, plus dy futbollist tjerë në formë huazimi.

Mirëpo sipas mediave italiane, Napoli është gati të jep plot 28 milionë euro kesh për të marrë menjeherë në “San Paolo” Kumbullën. Gjithsesi pritet që këtë verë të jetë një garë e nxehtë për mbrojtësin shqiptar, me Kumbullën që duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close