La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të lihet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Por, rikthimi i futbollit do të bëhet pa tifozë, me stadiumet që do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, për një kohë…. që nuk do të dihet sa.

Sipas Oriol Mitjà, një epidemiolog, në një intervistë për ‘Catalunya Ràdio’, ka thënë se kanë mbetur edhe mjaft muaj për të shijuar ngjarje sportive me tifozë, përcjell lajmi.net.

Kjo lë të kuptohet që së paku deri në vitin 2021, eventetet sportive në Spanjë do të zhvillohen pa tifozë, lajm ky aspak i mirë si për tifozët ashtu edhe për klubet, që nga shitja e biletave sigurojnë të hyra të konsiderueshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close